Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri ka reaguar sot lidhur me diplomacinë e shtetit, pas takimit që ka pasur ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuriq me sekretarin e shtetit amerikan, Marco Rubio.
Në një postim në Facebook, Tahiri ka kritikuar ministren e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla, gjersa thekson se e kanë katandisur Kosovën.
“Ministri i jashtëm i Serbisë takoi sekretarin e shtetit amerikan. Rubio. Presidentja jonë takoi zëvendëssekretarin e shtetit amerikan para një kohe kur ishte ne Amerikë, e mos të flasim për ministren tonë të jashtme – e strukur e zhdukur nga diplomacia. Duhet t’ia vënë gishtin kokës këta që kanë përgjegjësi për diplomacinë e shtetit tonë. E katandisen Kosovën!”, shkruan ajo. /Arbresh.info/
Zulfaj: I kemi votat për president, vetëm duhet pjesëmarrja ...
Ushtria amerikane pretendon se ka devijuar 27 anije nga bllo...
Rreziku nga lëndët plasëse,Komisioni për Siguri shqyrton pro...
Rama ndan video nga takimi me Presidentin e Emirateve të Bas...
Real Madridi e fiton UEFA Youth League
Pas fitores së madhe, Selin ndez rrjetin me një foto me DJ G...