Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka treguar për takimin e dytë të Ekipit të Unitetit, me ftesë të ambasadorit amerikan Jeffrey Hovenier. Mysafir në këtë takim ishte edhe ish-këshilltari i Ahtisaarit, tani Nënsekretar i Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Finlandës, Kai Sauer.
Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka shpërndarë një fotografi nga takimi, dhe ka thënë se mbështetja amerikane dhe evropiane e uniteti politik mbipartiak si përfaqësim i vullnetit të popullit, solli pavarësinë.
“Mbështetja amerikane dhe evropiane e uniteti politik mbipartiak si përfaqësim i vullnetit të popullit, solli pavarësinë! Me ftesë të Ambasadorit Amerikan Jeffrey M. Hovenier, u takuam sërish bashkë, pjesëmarrësit në negociatat e Vjenës për pavarësinë e Kosovës për ta nderuar Kai Sauer, Nënsekretar i Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Finlandës.”, ka shkruar Hoxhaj.
Ai tutje tha se Kosova u është mirënjohës përgjithmonë dy miqve për rolin historik në këtë kohë, kur Kosova kishte më së shumti nevojë për përkrahje ndërkombëtare!
“Sot shkëmbyem kujtimet tona nga puna e përbashkët deri këtu, duke e njohur çdoherë miqësinë e pazëvendësueshme që Kosova ka me ShBA-në dhe BE-në! ??????”, ka shkruar Hoxhaj.
Pak më parë, edhe Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka treguar për takimin, ku i ftuar ka qenë edhe Kai Sauer, nënsekretar i shtetit finlandez që në vitin 2006/7 ka shërbyer si këshilltar i Martti Ahtisarit, emisar i OKB-së në negociatat për statusin final të Kosovës./arbresh.info/
Kyle Walker është pensionuar nga Anglia
Hungaria miratoi rezolutën kundër anëtarësimit të Ukrainës n...
Konjufca priti në takim ambasadorin gjerman, flasin për proc...
Laporta është shprehur në favor të rinovimit të Lewandowskit
Papa Leoni XIV shkarkon peshkopin e San Diegos, i dyshuar pë...
Haxhiu dhe Guérot flasin për bashkëpunimin Kosovë-Francë