Në kuadër të implementimit të Strategjisë së Integruar të Policimit të Udhëhequr nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, sot është mbajtur një takim pune ndërmjet Këshillit Lokal për Siguri Publike (KLSP) të Kryeqytetit dhe Komandantëve të stacioneve policore Qendra, Jugu dhe Veriu.
Sipas njoftimit, bashkëpunimi, planifikimi e realizimi i projekteve të përbashkëta në fushën e sigurisë publike, ishin temë e takimit që për synim kanë ruajtjen dhe përmirësimin e sigurisë dhe mirëqenies së qytetarëve të kryeqytetit, shkruan Arbresh.info.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e koordinimit të vazhdueshëm mes Policisë dhe institucioneve lokale, përfshirë edhe komunitetin, si element thelbësor për parandalimin e veprave penale, menaxhimin e situatave dhe rritjen e besimit të qytetarëve ndaj Policisë.
Pjesëmarrësit u pajtuan për vazhdimin e takimeve të rregullta dhe për intensifikimin e aktiviteteve të përbashkëta, që kontribuojnë në krijimin e një mjedisi më të sigurt dhe të qetë për të gjithë.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...