Drejtori Rajonal i Policisë në Ferizaj, nënkolonel Faton Pllana, i shoqëruar nga stafi i tij, ka zhvilluar një takim pune me Kryetarin e Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahiri, me ftesë të këtij të fundit.
Gjatë takimit u diskutuan çështje me interes të përbashkët për të dy institucionet, me theks të veçantë në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, realizimin e urdhëresave gjyqësore dhe verifikimin e personave në procedura ligjore.
Drejtori Rajonal Pllana shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e tij që bashkëpunimi ndërmjet Policisë dhe Gjykatës të jetë korrekt, profesional dhe në kuadër të kompetencave ligjore, duke theksuar se një bashkëpunim i tillë është thelbësor për garantimin e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.
Në anën tjetër, Kryetari i Gjykatës Themelore në Ferizaj, Mustaf Tahiri, falënderoi drejtorin Pllana për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Policisë në realizimin e detyrave të përbashkëta ligjore.
Të dy udhëheqësit u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen përmes takimeve të rregullta dhe koordinimit të përbashkët në shërbim të qytetarëve dhe sundimit të ligjit./Arbresh.info/
“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trump për Bor...
“Kthim i kaosit dhe terrorizmit”, 120 anëtarë të ISIS arrati...
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...
Presidentja Osmani ftohet nga Presidenti Trump që ta përfaqë...
Reshje shiu dhe dëbore, situata në akset rrugore/ ARRSH: Në ...
Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes...