Deri në fund të kësaj jave, në Kosovë do të vazhdojnë reshjet e shiut. Po ashtu, nga këto reshje në vend mund të ketë edhe vërshime
Këtë e ka thënë për Gazetën Express eksperti i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj.
Tahirsylaj thotë se nga reshjet e shiut, mund të ketë edhe vërshime të intensitetit të dobët.
“Ka një shkallë të rrezikut se mund të ketë edhe vërshime të intensitetit të dobët, në ato vende që janë të dëmtuara nga rrjedhja e lumenjve, meqenëse lumenjtë e Kosovës 99 për qind janë lumenj rrëke, e lëshojnë territorin e vendit tonë. Prandaj Republika e Kosovës e ka këtë specifikë që është kulmi i Gadishullit Ballkanik sa i përket rrjedhjes së lumenjve”, thotë Tahirsylaj
Tahirsylaj thekson se intensiteti i reshjeve të shiut do të ndryshojë.
“Ky mot do të zgjasë deri në fund të javës, por nga mesi i javës intensiteti i reshjeve nuk do të jetë i njëjtë, pastaj përsëri do të ketë reshje. Do të ketë erë nga ana e veriut dhe verilindjes në shpejtësi 1 deri në 7 metër për sekondë dhe kjo situatë është e pranueshme si për florën njëkohësisht edhe për faunën”, thotë Tahirsylaj.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...
Përleshja në Ferizaj, i përfshirë edhe reperi Buta – policia...