Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka udhëtuar për në Hagë, ku ka takuar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri u shpreh se çdo vizitë në Hagë është inspiruese, dhe se Thaçi është inspirim për mënyrën se si vazhdon të përballojë sfidat me të cilat përballet, përcjell Arbresh.info
Njoftimi i plotë:
Çdo vizitë në Hagë është inspiruese. E njëjtë ishte edhe kjo e sotmja. Takova Presidentin Hashim Thaçi. Mirë me shëndet dhe me besim në drejtësinë, Presidenti Thaçi është inspirim për mënyrën se si vazhdon të përballojë sfidat me të cilat përballet.
I pathyer, me humor të mirë, i përkushtuar për ta mbrojtur të drejtën e popullit tonë për liri, Presidenti Thaçi më përcolli edhe me të fala për të gjithë ju!
Në ditët me shi e zymtësi, të fortë na mban besimi se dielli do të lind përsëri.
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...
Yamal: Rroftë Barca, tani le të shkojmë dhe ta fitojmë La Li...
Kurti: ‘Fest 2’ dëshmi që Kosova po bën organizime reprezent...