Një familje nga Bujanoci ka pasur sot mysafir një ministër nga Kosova.
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka vizituar edhe një familje në këtë qytet të banuar me shqiptarë. Ai ka thënë se këta banorë kanë nevojë për mbështetje nga Kosova.
“Një moment emocional i qëndrimit tim sot në Bujanoc. Në familjen e Burim dhe Fitnete Gashit gjeta një atmosferë tejet të ngrohtë dhe një fisnikëri të rrallë. Një shtëpi kjo që tregoi se çfarë vlere të shenjtë përbën pritja e mysafirit, një ideal i dashur dhe tradicional ky i shoqërisë shqiptare. Janë këto vlera që, pavarësisht vështirësive që kanë kaluar shqiptarët gjatë historisë, kanë ndikuar që ta ruajmë qenien tonë kombëtare dhe identitetin tonë kulturor. Lugina e Preshevës ka nevojë më shumë se asnjë herë tjetër për ndihmën tonë institucionale dhe politike”, ka shkruar Tahiri.
Blero po bëhet baba për herë të dytë, kësaj radhe i një djal...
Zhduken 2 alpinistë në Alpet greke, nisin kërkimet me grupe ...
Shkëndija kërkon befasinë ndaj Samunsporit, publikohen forma...
Vdes zyrtari i LDK-së
Arrestohet i kërkuari i dënuar me pesë vite burgim, dërgohet...
Drita – Celje, publikohen formacionet zyrtare