Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka deklaruar se të gjithë aleatët që Kosova i ka pasur tash e 20 vite, nuk i ka më në krah.
Për këtë, Tahiri e ka akuzuar kryeministrin Kurti.
“Kosova është në një pozitë të pafavorshme, të gjithë miqtë që i kemi pas nga procesi i Rambujesë, Pavarësia, dialogu në Bruksel, ne sot fatkeqësisht duket që miqtë tanë nuk i kemi më në krah. Si ka arrit me sjellë në këtë gjendje, atë e din veç kryeministri Kurti.”, tha Tahiri para mediave.
Ai ka vlerësuar se mungesa e takimit të kryeministrit Kurti me zyrtarë të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, është shqetësuese dhe se Qeveria e ka shndërruar Kosovën në temë të dialogut e jo në palë.
“Është hera e parë që drejtuesit e shtetit të Kosovës nuk arrijnë të takohen me drejtues të lartë të shtetit amerikan. Një javë para takimit, sekretari amerikan i shtetit të takohet me Vuciçin e jo me Kurtin, është sinjal shumë i keq. Kurti ka arrit që Kosovën me e bë temë në dialog me Serbinë, e jo palë.”, ka thënë Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.
Raporton, Emir Abduramani
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...