Politologu Ramush Tahiri ka vlerësuar se kohën e fundit taksa ka shpërfaqur përplasjen në mes të liderëve të koalicionit qeverisës.
Ai ka thënë se pas deklarimit të Kadri Veselit për pezullimin e taksës për 120 ditë dhe deklarimit të Ramush Haradinajt se taksa mbetet në fuqi nuk mund të vazhdohet më tutje, por njëra palë duhet të heq dorë.
Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Tahiri ka deklaruar se taksa mund të çojë në prishjen e koalicionit dhe rrëzimin e Qeverisë.
Sipas tij, taksa nuk e ka arritur efektin e duhur, por nëpërmjet saj Kosova është ndërkombëtarizuar për të keq.
Tahiri ka thënë se taksa duhet të hiqet meqë këtë po e kërkon SHBA’ja.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot