Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është takuar sot me Grete Faremo, nënsekretare e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara njëherit edhe drejtore ekzekutive e UNOPS-it (Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve).
Me Grete Faremo, Tahiri ka biseduar për progresin e gjithmbarshëm në Kosovë, reformat e sundimit të ligjit, zhvillimin ekonomik si dhe arritjet në kuadër të integrimeve euroatlantike, fillimin e zbatimit të marrëveshjes së parë me Bashkimin Evropian, MSA-në, vendimit pozitiv për liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Ato biseduan po ashtu për intestifikimin e marrëdhënieve të Kosovës me OKB-në.
Tahiri në këtë takim e vlerësoi lartë rolin e UNOPS-it në Kosovë, i cili është përzgjedhur nga ana e Bashkimit Evropian si partner implementues për ndërtimin e të gjashtë pikëkalimeve të përhershme kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë, derivuar nga marrëveshja për IBM-në e nënshkruar në dialogun teknik të Brukselit, përmes të cilit tha ministrja Tahiri është vendosur kufiri në mes të dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë.
Ajo shtoi se ndërtimi i këtyre pikëkalimeve të përhershme kufitare do të avancojë bashkëpunimin ndër-fqinjësor, do të mundësohet kontroll më i mirë kufitar dhe do të avancojë qarkullimin e qytetarëve dhe mallrave.
Nga ana saj Faremo e falënderoi ministren Tahiri për bashkëpunimin dhe tha se modeli i IBM-së që po zbatohet në mes të Kosovës dhe Serbisë vlerësohet lartë nga OKB, po ashtu ajo tha se e çmojnë rolin e Kosovës në zbatimin e kësaj marrëveshje në të gjitha fazat. Ajo shtoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm për UNOPS-in ngase përfshinë një komponentë shumë të rëndësishme që është lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe promovimi i rezultateve të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Më pas ministrja Tahiri së bashku me nënsekretaren Faremo dhe ndërmjetësin e Bashkimit Evropian për çështjen e IBM-së Bernd Thran e vizituan pikëkalimin kufitar Merdare në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Pacolli shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të nxënësit ...
E rëndë në Itali, rrëzohet një avion, një i vdekur dhe një i...
Skandaloze, nxënësit e klasës së pestë të shkollës “Ismail Q...
Parashikimi i motit për nesër: Me vranësira dhe intervale me...
“Erdhi pa shenja jete”, QKUK jep detaje rreth vdekjes së nxë...
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...