Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës ka thënë se takimet me kundërshtarët politikë, për ata që merren me politikë, janë fushëbeteja që nuk guxojnë të shmangen. Sipas tij, shmangia të bën të dukesh i dobët.
“Edhe sot, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, e bëri të qartë se jemi këtu dhe nuk bëjmë asnjë kompromis në dëm të qytetarëve të Kosovës. PDK është e vendosur ta bëjë Kosovën #MaMirë – dhe këtë do ta arrijmë me Bedri Hamzën si Kryeministër”, ka shkruar Tahiri.
Kreu i PDK-së i është përgjigjur ftesës për takim liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, pak kohë para se deputetët të mblidheshin në Kuvend në tentimin e nëntë për konstituim.
Por këtij takimi nuk iu përgjigj LDK-ja. Pas zhvillimeve në kuvend ku u tentua të votohej me votim të fshehtë për kryeparlamentarin, Abdixhiku shkroi; “A po e kuptoni tani, se pse me të tillët, nuk mund të kesh as takim e as mirëkuptim? Të takojnë, të mashtrojnë!”, kishte shkruar ndër të tjera ai, duke thënë se është interes kombëtar refuzimi i qasjes së tillë politike, jo nënshtrimi e dorëzimi para saj. “Shpresoj dhe partitë tjera ta kuptojnë këtë gjë sa më pare”./rtk
Komuna e Shtimes paralajmëron nisjen e evidentimit të dëmeve...
Një nga vullkanet më aktiv në botë gati të shpërthejë
Spektakël në pjesën e parë të finales së Superkupës së Spanj...
Labinot Rexha merr një vërejtje nga Vëllai i Madh për ofendi...
Barcelona në epërsi ndaj Real Madridit
Rrëshkitja e masivit të dheut në Bashaj/ Ministri Vengu në t...