Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reagua rreth mosekzekutimit të pagave për muajin shtator, duke thënë se me ndalimin e pagave, qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve.
Tahiri nëpërmjet një postimi në Facebook ku ka shtuar se, ndalimi i pagave është cenim i drejtpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve.
“E padurueshme! Skandaloze! Me ndalimin e pagave të shtatorit, Qeveria ka shkelur dinjitetin e mësimdhënësve. Poashtu, ndalimi i pagave është cenim i drejtëpërdrejtë i mirëqenies dhe ekonomive të familjeve të mijëra mësimdhënësve”, ka thënë Tahiri.
Deputeti i AAK-së, ka deklaruar edhe se ndalja e pagave në prag të dimrit është e pafalshme.
“Të premten e kemi ftuar për interpelancë ministrin Murati, por vazhdimi i kësaj gjendje edhe për një orë, është vazhdim i turpit nga kjo Qeveri! Në prag të dimrit t’i ndalen pagat mësimdhënësve vetëm se kanë kërkuar një të drejtë minimale, është e pafalshme”, ka përfunduar Tahiri. /arbresh.info/
Dosja për vrasjen në Aktash: Nga motivi, mobilizimi me armë,...
Kurti: Gjatë viteve 2026-2028, prioritet projektligjet për B...
Qeveria miraton themelimin e Këshillit Shtetëror për 28-vjet...
Dogana e Kosovës asgjëson mbi 146 mijë produkte të falsifiku...
Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin
Vdes në moshën 53-vjeçare aktori, Eric Dane