Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka deklaruar se Serbia detyrimisht do ta lirojë drejtorin Rajonal të Policisë së Kosovës Nehat Thaçin, të arrestuar ditë më parë nën dyshimet për “Terrorizëm”.
Këto komente Tahiri i ka bërë gjatë një interviste për gazetën “Zëri”, duke shtuar se Serbia po i shkel konventat ndërkombëtare duke tentuar që ta shtrijë juridiksionin edhe në Kosovë. “Juridiksioni i Serbisë është i vlefshëm vetëm brenda kufijve të saj, prandaj detyrimisht do ta lirojë Nehat Thaçin”, ka shtuar Tahiri.
Megjithatë, sipas saj, nëse shteti fqinj do të vazhdojë të kryejë arrestime të ngjashme, atëherë në mënyrë reciproke do t’i përgjigjet edhe pala kosovare. Zëri
I ofroi 5 euro ryshfet policit në Vërmicë, arrestohet shteta...
Romero në listën e dëshirave të Realit për merkaton e verës
Nisin hetimet për vdekjen e një gruaje në Prizren
Lirohet nga akuza arsimtari që akuzohej se hodhi flamurin dh...
Gjiganti i Premier Leagues futet në garë për Sandro Tonalin
Arrestohet një person në Podujevë për organizim të skemave p...