Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri është shprehur se qeveria dhe ministrat linjës përgjegjës nuk kanë pse të bëjnë thirrje për kujdes vetëm pasi ndodhin humbjet e jetëve, “humbje që asgjë nuk ua kthen familjeve të dashurit e tyre.”
Sipas tij, ata nuk duhet të fokusohen vetëm në politika të masave ndëshkuese në trafik, të cilat nuk kanë asnjë efekt të qëndrueshëm në uljen e fataliteteve, shkruan Arbresh.info.
“Fokusi duhej të ishte në investimet në teknologji moderne për të kontrolluar shpejtësinë dhe sjelljen e pjesëmarrësve në trafik. Rrugët tona janë kaotike, infrastruktura e trafikut në gjendje të mjerueshme”, ka shkruar ai.
“1. Nuk gjenden askund kamera shpejtësie. Duhet të ketë kamera inteligjente që monitorojnë shpejtësinë”.
“2. Askund nuk ka tabela me mesazhe të ndryshueshme që informojnë drejtuesit për kufijtë e shpejtësisë dhe rreziqet në rrugë”.
“3. Nuk ka sisteme që rregullojnë semaforët bazuar në rrjedhën e trafikut për të shmangur bllokimet dhe aksidentet”.
“4. Ku janë radarët dhe tabelat që tregojnë në kohë reale shpejtësinë e drejtuesve për të ndihmuar në parandalimin e tejkalimit të shpejtësisë? Vetëm disa sosh mund të gjenden”.
“5. Ku janë kamerat në semaforë që monitorojnë kryqëzimet për të kapur shkelësit që kalojnë në të kuqe, duke përmirësuar sigurinë?”.
“Është e papranueshme që këto teknologji moderne, të pranuara botërisht, të injorohen nga qeveria. Pse nuk ka investime për të ruajtur jetën e njerëzve? Sa aksidente të tjera duhet të ndodhin para se të ndërmerren masa të duhura?”, shkroi Tahiri.
Ky reagim i deputetit të AAK-së vjen pas aksidentit tragjik me tre të vdekur në Liqenin e Badocit.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 23:00./Arbresh.info/
Aksident me fatalitet në rrugën Gjilan – Prishtinë, vdesin tre persona
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje