Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri përmes një postimi në facebook ka thënë se amendamentet e propozuara në Komisionin për Administratë, sot u refuzuan nga Qeveria e Kosovës dhe kësisoj u shuan shpresat e zyrtarëve publikë për meritokraci dhe karrierë profesionale.
Tahiri ka treguar se cilat ishin propozimet e tij në Komision.
“Propozimet ishin konkrete: Nenet 44 dhe 46 për procedurat e emërimit të nëpunësve të ulët dhe të mesëm drejtues, propozoj të rishkruhen tërësisht dhe të kthehet rregullimi siç është tani në Ligjin për Zyrtarët Publikë. Pra, të kthehet sistemi i karrierës, lëvizjes brenda kategorisë dhe ngritjes në detyrë siç është tek neni 38 dhe 39 i ligjit aktual në fuqi”, ka shkruar mes të tjerash Tahiri.
Ja dhe postimi i plotë i Tahirit:
Kombëtarja e Kosovës në çiklizëm arrin rezultate të shkëlqye...
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i g...
Scott Bamforth i jashtëzakonshëm, shpallet MVP i javës
Aksident me fatalitet në Baincë të Drenasit, vdes një person
AARC mbështet studentët në Maqedoninë e Veriut: Mohimi i gju...
Artemis II do të përdorë manovrën që shpëtoi Apollo 13 për k...