Mungesën e kuorumit dhe Kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit sot Partia Demokratike e Kosovës po ja le dështimit të mazhorancës në zgjedhjet e 17 tetorit.
Të paktën pas dështimit të kësaj mbledhje sot, shefi i grupit parlamentar nga PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se mazhoranca nuk duhet të ndikohet nga rezultati i zgjedhjeve dhe ti neglizhoj detyrat e tyre në Kuvend.
“Sot ishte parapa të mblidhet kryesisë, por si duket pas dështimit të zgjedhjeve mazhoranca nuk ka vullnet të marr pjesë në këtë mbledhje. Një prej çështjeve më të rëndësishme që ish dashtë më i diskutua në seancën e ardhshme do të ishte vakumi i Gjykatës Kushtetuese, dhe duhet t’i dërgojmë dy gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese. Debati për gazin është i mirëseardhur dhe Qeveria ka dështua dhe ka gabuar më vendimin e tyre. Ky gabim duhet të sanohet dhe evitohet sa më parë pasi Kosova është i vetmi në rajon që nuk është e përfshirë në rrjedhat e këtij Gazi”, tha Tahiri.
Në këtë mbledhje që ishte paraparë të fillonte në ora 11: 00 e ku ishin paraparë një serë pikash për diskutim si dhe caktimi i datës për seancën e radhës, dështoj shkaku i kuorumit ku përveç Kryetarit të Kuvendit munguan edhe nënkryetaret e tij./arbresh.info/
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku