Ish-kryenegociatorja e Kosovës për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka kritikuar Dimal Bashën ,kryetarin aktual të Kuvendit.
Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se një kryesues i parlamentit kur e shkel Kushtetutën më nuk duhet ta vazhdojë atë pozitë.
“Një kryeparlamentar që shkel Kushtetutën nuk mund të jetë ma në këtë detyrë”, ka thënë Tahiri.
Ky reagim vjen pasi sot Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka aprovuar kërkesën e dorëzuar nga Lista Serbe për vendosjen e një mase të përkohshme lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga komuniteti serb.
Kjo masë do të jetë në fuqi deri më 30 shtator 2025.
Sipas aktvendimit të publikuar, masa e përkohshme ka për qëllim të ndalojë rrjedhjen e afatit 30-ditor për konstituimin e Kuvendit, i përcaktuar në një nga aktgjykimet e mëhershme të Kushtetueses.
Ditë më parë, Dimal Basha kishte shpallur të përfunduar seancën për konstituimin e Kuvendit, duke mos emëruar një nënkryetar nga komuniteti serb.
Konjufca: Dialogu me Serbinë i brishtë për shkak të mungesës...
Zyrtare: Kosova me dy miqësore në qershor, Çekia jashtë dhe ...
Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas daljes nga “Ferma VIP”
Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat l...
Irani hedh poshtë kritikat e Trump për kërkesat e përfundimi...
Limaj kërkon të bashkohet me listën e PDK-së, Lladrovci: Ësh...