Shefi i grupit parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri, në nisjen e fjalimit të tij në seancën solemne në përvjetorin e bombardimeve të NATO-s ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për ish-Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright, e cila vdiq të mërkurën në moshën 87 vjeçare.
“Shpreh falënderimin dhe mirënjohje për Madeleine Albright për angazhimin dhe përkushtimin e saj që Kosova të jetë vend i çliruar”.
Tahiri përmendi edhe ish-presidentin Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, për të cilët tha se kjo datë s’ka kuptim pa ata.
“Pa asnjë ndryshim, s’mund të kuptohet dhe të kujtohet kjo datë pa kryefjalën e të gjitha sakrificave e përpjekjeve tona në luftën e drejtë për liri të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Lufta e drejtë e Kosovës e udhëhequr nga UÇK-ja ishte faktori që përcaktoi realitetin e kësaj date që sot po e shënojmë. Kjo luftë së bashku me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, së bashku me protagonistët e saj në mbështetje të popullit të Kosovës, ajo që bëri aleanca ushtarake të vihet në mbështetje të mbrojtjes së vlerave më të larta të civilizimit perëndimor, paqes, lirisë dhe demokracisë, vlera për të cilat UÇK u ngrit dhe luftoi”./arbresh.info/
Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut
Rama: Gatishmëri e plotë e ekipeve mjekësore gjatë festave
Kush është në garë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare?
Dy të vdekur pas përplasjes së mbi 50 automjeteve në një aut...
KQZ: Të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë
Dita e sotme parashikohet me diell në të gjithë territorin e...