Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, po qëndron për vizitë zyrtare në Vjenë, ku është takuar me Linda Van Gelder, drejtoreshë e Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, në të cilin takim është diskutuar për partneritetin e Qeverisë së Kosovës me Bankën Botërore.
“U dakorduam që të punojmë së bashku në procesin e reformave, duke thelluar bashkëpunimin tonë për të shtyrë përpara reformat në administratën shtetërore, Ligjin e Qeverisë, atë të Inspeksioneve, të Pagave në Sektorin Publik, Financave Lokale dhe Programin për Reduktimin e Barrës Administrative”, ka deklaruar zëvendëskryeministri Tahiri.
Ndërkaq, znj. Van Gelder, e ka njoftuar zëvendëskryeministrin Tahiri për ndihmat financiare që do të vijnë nga Banka Botërore, si në programe zhvillimore dhe infrastrukturore, ashtu edhe për programin që do të ndihmojë bizneset e vogla dhe të mesme.
Po ashtu, në këtë takim është biseduar edhe për vizitën që ekipi i qeverisë i kryesuar nga ministrja e Financave do ta ketë në SHBA
Prishtina ende në pritje të autobusve të rinj
Produksioni ia publikon klipin Mirit ku ai e pranon se e do ...
CNN: Irani e ka filluar vendosjen e minave ujore në Ngushtic...
Atletico e Bayern me epërsi bindëse pas pjesëve të para, në ...
“Është e dashuruar në burrë të martuar”, banorët...
Mira Murati arrin marrëveshje me gjigantin e teknologjisë ‘N...