Takime në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka zhvilluar edhe presidenti i Konferencës Ndërkombëtare për Qeverisje, Besnik Tahiri, ku në Uashington mori pjesë në mesin e pjesëmarrësve nga 98 vende të botës, në Forumin Global për Koalicionet mbi Reformat, të organizuar nga Banka Botërore.
Gjatë qëndrimit në SHBA, Tahiri ka takuar edhe zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Mark Fleming.
Tahiri në këtë takim ka theksuar rëndësinë e marrëdhënieve SHBA-Kosovë dhe se sa jetike është mbështetja e SHBA-së për rrugën drejt integrimit në NATO dhe përparimit të shtetit të Kosovës. Ai, po ashtu ka takuar edhe fituesin e çmimit Nobel në Shkencat Ekonomike, James Robinson, të cilin shkruan se e ka ftuar të jetë folësi kryesor në edicionin e dytë të “International Governance”, që do të mbahet në shtator të vitit 2026 në Tiranë.
Vizitën e tij në SHBA, Tahiri e ka përfunduar me një takim në shtëpinë e Ambasadorit William Walker, të cilin e përshkruan si një hero të gjallë për popullin tonë, duke e falënderuar për gjithçka që ai ka bërë për lirinë e Kosovës.
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...