Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri ka përkujtuar Luan Haradinajn në 27-vjetorin e rënies së tij.
Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Si vetë rënia e lavdishme e Luanit, mbetet e paharrueshme rruga që ndoqën shokët
“Rënia e lavdishme e Luan Haradinajt në kufirin që ndante një komb, shkuli gurët e kufirit e i bëri lapidar lavdie të kombit shqiptar për liri e çlirim. Luani ishte mburoja e luftëtarëve të lirisë. Si vetë rënia e lavdishme e Luanit, mbetet e paharrueshme rruga që ndoqën shokët, e barra e lirisë që ra mbi shpatullat e vëllait që barti trupin e Luanit. I paharrueshëm kujtimi për Luanin, shokët e bashkëluftëtarë që bënë të gjallë pranverën e rënies së tij”, ka shkruar Tahiri./Arbresh.info
Të shtëna me armë zjarri mbrëmë në Ferizaj, plagosi të dashu...
Trump përgëzon ekuipazhin e Artemis II: Mezi pres t’ju takoj...
Haxhiu njofton për vdekjen e babait të saj: Mbështetësi im m...
Moti në Shqipëri
Pamje kur astronautët e misionit Artemis 2 zbarkojnë në Tokë
Para takimit në Pakistan, Trump rrit tonet ndaj Iranit