Partia Demokratike e Kosovës ka propozuar debat parlamentar rreth grevave.
Kështu ka bërë të ditur shefi i grupit parlamentar të kësaj partie, Abelard Tahiri.
Pas mbledhjes së Kryesisë, ai tha se kryeneçësia e kryeministrit Albin Kurti dhe qeverisë, po i bën dëm të madh arsimit dhe nxënësve në Kosovë.
“Kjo është java e tretë që do të duhej të fillonte mësimi dhe si rezultat i një kryeneçësie i një kryeministri dhe nga qeveria, pra mungesë të një dialogu social me sindikatat, kemi ardh në një situatë ku greva po vazhdon dhe ata që po humbin janë fëmijët tanë. Kjo kryeneçësi po i bën dëm të madh arsimit dhe nxënësve në vendin tonë. Shpresojmë që deri të enjten të gjendet një zgjidhje dhe të kthehen mësimdhënësit në punën e tyre, nxënësit në banka shkollore dhe të fillojë mësimi”, tha Tahiri.
Bujar Loci vazhdon të jetë përzgjedhës i Kosovës në basketbo...
Policia e Kosovës: Festoni me zemër, me kujdes dhe përgjegjë...
Zbulohet data kur nis gjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve
Osmani uron Krishtlindjet: Le të na bashkojë tradita jonë e ...
Haxhiu: Me Qeverinë Kurti 3, Superpuna për gratë
Sveçla: Për fitoren e 28 dhjetorit dhe për programin tonë pë...