Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova në listën e zezë të shteteve për ndërkombëtare.
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit, ai ka deklaruar se do të duhet shumë kohë që vendi të largohet nga kjo listë e zezë.
“Kosova është nuk është formalisht në listën e zezë, por Kosova është në listën e zezë, në secilën listë të BE-së, në secilën listë në arenën ndërkombëtare, në secilën iniciativë tek amerikanët dhe në secilën listë rajonale. Jemi përjashtuar nga ushtrimi Defender23 ku është dashtë të marrë pjesë FSK-ja që ka punuar një vjet”.
“Jemi në sanksione nga BE-ja, e ju them me keqardhje që ka pak ka optimizëm që do të hiqen këto masa, sepse për t’u larguar duhet të ketë konsensus nga BE-ja”.
“Në katër vjet nuk kemi asnjë njohje, nuk kemi kurrfarë komunikimi zyrtar me ShBA-në. Nuk duhet ta vizatojë dikush që je në listë të zezë, veprimet tregojnë kur në katër vjet nuk ke asnjë njohje, dhe ke vazhdimisht sanksione nga BE-ja”.
“Paraqitesh si vend që bënë probleme në nisma rajonale, do të duhet shumë që të rigjenerohen këto dëme që janë duke krijuar efekte, për faktin që jemi në sanksione”, ka thënë Tahiri. /Klankosova/
Treni përplaset me autobus, të paktën tetë të vdekur në Tajl...
Petkoviq iu drejtohet serbëve të Kosovës: E di që jeni lodhu...
Ushtarët e KFOR-it zhvillojnë stërvitje për orientimin në te...
231 besimtarë nga Prizreni dhe Shtimja nisen për haxh
Pas Trumpit dhe Putin në Pekin, vizita më 19 dhe 20 maj
Kurti: Teoritë politike të Ukshin Hotit kanë vlerë universal...