Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka zgjedhur të komunikojë nëpërmjet komunikatave për shtyp.
Kështu ajo ka njoftuar se Austria ka aplikuar dje pranë ITU-së për kodin telefonik të Kosovës.
“Konfirmimin zyrtar për aplikimin e Austrisë e kemi marrë nga Bashkimi Evropian dhe nga Ambasada e Austrisë në Kosovë”, ka thënë ministrja Tahiri.
Ministrja ka theksuar se kodi telefonik i Kosovës do të jetë 383 dhe marrja e kodit ndërkombëtar i mundëson Kosovës njohje dhe sovranitet ndërkombëtar në fushën e telekomunikacionit.
Sipas planit për zbatim, ITU-ja do t’ia alokojë kodin telefonik Kosovës në pjesën e parë të muajit mars 2016. Kodi i ri unik 383 i Kosovës do të përdoret në tërë territorin e vendit dhe nga të gjithë operatorët e telefonisë mobile dhe fikse.
Kostot e përgjithshme të shkaktuara deri tani nga mungesa e kodit telefonik kanë arritur shifrën në mbi 200 milionë euro.
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar