Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se komuniteti shqiptaro-amerikan ka qenë bartësi dhe shtytësi kryesor i kauzave për të drejtën shqiptare.
Me anë të një postimi në Facebook, Tahiri tha se është koha e fundit që ky komunitet të përfshihet në projektet e thellimit të partneritetit me ShBA-në, shkruan Arbresh.info.
“Komuniteti shqiptaro-amerikan ka qenë bartësi dhe shtytësi kryesor i kauzave për të drejtën shqiptare, dhe është koha e fundit që ky komunitet, përfaqësuesit e tij, të konsultohen dhe përfshihen në projektet e thellimit të partneritetit me ShBA-në. Çdo qasje arrogante është shenjë anti shtetërore e cila nuk ka të ardhme në mesin e shqiptarëve, as në Kosovë dhe as në ShBA.”, ka shkruar Tahiri.
Më tej, deputeti i AAK-së u shpreh se të gjitah organziimet shqiptare në Amerikë duhet të vazhdojnë ndihmën ndaj Kosovës.
“Duhet që të gjitha organizimet shqiptare në Amerikë të vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën në të gjitha sferat, sidomos duke ditur në rrethanat nëpër të cilat po kalon Kosova. Institucionet qeveritare të Kosovës duhet të përfshihen aktivisht dhe me kreativitet.”, shtoi ndër të tjera ai.
Ndërkaq shtoi se SHBA-ja është kompasi ynë politik.
“ShBA-ja është kompasi ynë politik, i vlerave dhe ‘porti’ ankorues i rrugëtimit tonë dhe i të qenit anëtar i përgjegjshëm i komunitetit perëndimor. Roli i Komunitetit shqiptaro-amerikan më këto synime është jetik.”, përfundoi ai./Arbresh.info/
KQZ: Në përfaqësitë diplomatike lejohet votimi edhe me dokum...
Në prag të Vitit të Ri, Policia e Kosovës shpërndanë dhurata...
Ballkani e mbyll gjysmëstinorin si kampion në Superligën e K...
Vuçiq fton serbët ta votojnë Listën Serbe, më 28 dhjetor
KOSTT: 4 blloqe prodhojnë energji 800 megavat në orë, konsum...
Kurti prezanton sistemin raketor antitank “Panzerfaust 3”, m...