Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, shtroi çështjen e raporteve për themelimin e dy komisioneve hetimore parlamentare, njëra për mbarëvajtjen e punës dhe degradimet në sferën e angazhimit diplomatik, si dhe ai për hetimin e “rastit Dehari”, të cilat ishin në rend dite në javën e shkuar.
Tahiri shprehu kritika ndaj partisë në pushtet lidhur me trajtimin për këto dy komisione, duke pamundësuar themelimin e këtyre komisioneve.
“Kjo qeveri nuk është e aftë ta nxjerrë vendin prej sanksioneve”, deklaroi ai, derisa shtoi se si PDK angazhohet që vendi të shkojë në zgjedhje.
Tahiri më tej bëri të ditur se PDK nuk do t’i votojë marrëveshjet ndërkombëtare, përderisa, shtoi ai, vendi është i sanksionuar nga BE./rtk
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
SHBA beson se fundi i luftës është afër
Parashikimi i motit për sot
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...