Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës në qeverinë Hoti, Besnik Tahiri ka falënderuar partinë e tij dhe deputetët për besimin që i dhanë kabinetit qeveritar, pjesë së cilës është edhe vetë ai.
Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se këtë pozitë nuk e sheh si privilegj por si përgjegjësi ndaj vendit e shoqërisë.
Ai, ka folur edhe për angazhimin dhe qëllimet e tij në këtë pozitë.
“Përcaktimi im është angazhimi politik e profesional me synim të qartë në shërbim të institucioneve dhe shtetit. Do të angazhohem si përherë, të mos kufizohem në dallimet politike e konceptuale, përkundrazi do të kultivojë vlerën e bashkëpunimit. Do të vazhdoj ta kultivojë debatin përmbajtjesor, konsultimin e përhershëm dhe bashkëpunimin pa dallime në funksion të punëve të mira që mund t’i bëjmë së bashku”, ka shkruar Tahiri./arbresh.info
Postimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Me besimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës e të Kryeministrit Ramush Haradinaj nga sot do të mbajë pozitën e zëvendëskryeministrit të parë. Këtë pozitë, nuk e shoh si privilegj por si përgjegjësi ndaj vendit e shoqërisë!
Përcaktimi im është angazhimi politik e profesional me synim të qartë në shërbim të institucioneve dhe shtetit. Do të angazhohem si përherë, të mos kufizohem në dallimet politike e konceptuale, përkundrazi do të kultivojë vlerën e bashkëpunimit. Do të vazhdoj ta kultivojë debatin përmbajtjesor, konsultimin e përhershëm dhe bashkëpunimin pa dallime në funksion të punëve të mira që mund t’i bëjmë së bashku.
Si shtet dhe shoqëri, e kemi domosdoshmëri të marrim më të mirën nga secili, duke sjell sinergji në funksion të progresit, zhvillimit dhe synimeve tona të përbashkëta euro-atlantike.
Faleminderit të gjithëve për besimin!
Arsenali synon t’i fitojë të gjitha trofetë këtë sezon, thot...
Komuna e Prishtinës thotë se rruga për Vranjevc është përgje...
Rritet numri i lindjeve në Kosovë, për katër vite lindën mbi...
Ansambli “Shota” sjell program artistik në shënim të 18 vjet...
Këta janë fituesit e çmimeve kryesore në Grammy 2026
Guardiola pas barazimit me Tottenhamin: Po luajmë në nivel t...