Anëtari i kryesisë së PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se PDK-ja është e përqendruar në Fillimin e Ri dhe Isa Mustafa tashmë është pjesë e së kaluarës.
Tahiri duke mos dashur të merret me deklaratat e Isa Mustafës kundër PDK-së, ka thënë se ai po shpikë justifikime në vend se të marrë përgjegjësi për dështimet e tij në ekonomi dhe për moskrijimin e vendeve të punës.
“Isa Mustafa po shpikë justifikime në vend se të marrë përgjegjësi për dështimet e tij në ekonomi, për moskrijimin e vendeve të punës. Ne duhet të përqendrohemi në Fillimin e Ri. Isa Mustafa është tashmë pjesë e së kaluarës”, ka thënë Tahiri për Indeksonline.
Sipas tij, qytetarët janë ngopur me politika shterpe të politikanëve të sojit të Isa Mustafës, që interesohen vetëm për veten e tyre.
“Qytetarët janë ngopur me politika ditore, politika shterpe të politikanëve të sojit të Isa Mustafës të cilët interesohen vetëm për veten e tyre”, ka thënë Tahiri.
Ai ka thënë se patriotizmi i sotëm është zhvillimi ekonomik, fuqizimi i bizneseve të Kosovës dhe punësimi i sa më shumë të rinjve.
OVL e UÇK-së thirrje qytetarëve: Nisuni drejt Skenderajt për...
Mërgim Lushtaku po qëndron para Stacionit të Policisë në Ske...
Dalin në shitje biletat për sfidat kundër Izraelit dhe Lukse...
Shefi i grupit të PDK-së në Skënderaj iu bënë thirrje qyteta...
Shqipëria bëhet gati për të dërguar trupa në Gazë
Samiti Trump–Xi përfundon me tone pozitive, por pa marrëvesh...