Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në një takim njoftues ekipin e Amnesty International, të përbërë nga znj. Gauri van Gulik, Zëvendës Drejtoresh për Evropën , si dhe raportueset Sian Jones dhe Jelena Sesar.
Ministri i Drejtësisë, Tahiri, ka njoftuar për prioritetet e tij në mandatin 4 vjeçar, si dhe për punën që po bëhet në harmonizimin e normave ligjore konform
standardeve bashkëkohore ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.
Ministri Tahiri ka përmendur punën që Qeveria ka bërë në kompensimin e viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, duke arritur që për këtë kategori të ndjeshme të shoqërisë të ofrohet trajtim i dinjitetshëm. Në këtë rrafsh, ministri Tahiri ka premtuar se do të jetë i përkushtuar që t’iu mundësojë qasje të plotë në drejtësi.
Zëvendës Drejtoresha për Evropën në Amnesty International, van Gulik ka ofruar mbështetjen e saj për Ministrinë në përmirësimin e politikave, që do të ndihmonin Kosovën në përmbushjen e standardeve ndërkombëtare për respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut./arbresh.info/
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...