Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, ka deklaruar se buxheti i propozuar është i kontaminuar dhe ka bërë thirrje që të mos kalojë në lexim të dytë.
Ai theksoi se votimi i këtij projektbuxheti do të nënkuptonte mbështetje për skema kriminale.
“Kërkoj që ky buxhet të mos vihet fare në lexim të dytë. Kanë dal një mori ngjarjesh kriminale. Votimi i këtij projektbuxheti domethënë mbështetje e një planifikimi kriminal mbi ato subvencione dhe grante që janë të planifikuara dhe tashmë kanë filluar t’i marrin edhe paratë ata njerëz që janë të involvuar në këto skema kriminale. Ky është buxhet i kontaminuar. Duhet t’i nënshtrohet një diskutimi të thellë dhe jo në procedura të përshpejtuara. Këta njerëz që kanë marrë skemat kriminale, 30 për qind nga subvencionet dhe grantet do t’i marrin edhe vitin tjetër”, ka thënë ai./Arbresh.info
PDK-ja kundër rritjes së re të tarifave të energjisë: 21% më...
MASHTI: Nuk kemi njoftim zyrtar për aktakuzë
Një muaj paraburgim për 15 komisionerët e arrestuar në Malis...
Vuçiq: Shërbimi i detyrueshëm ushtarak do të hyjë në fuqi në...
E rëndë në Angli/ Vrau me thikë një 12-vjeçar, adoleshenti p...
Kur rrjetet sociale zëvendësojnë barnatoren: rreziku i produ...