Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë në Zona B në Klan Kosova se sa i përket asaj që duhet të bëhet për plotësimin e kushtit të fundit për liberalizimin e vizave – lufta kundër krimit dhe korrupsionit – Kosova ka bërë mjaftueshëm dhe ka kryer obligimet e veta.
“E them me përgjegjësi që i kemi përmbushur obligimet tona në agjendën për liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë Tahiri, njofton Klan Kosova.
“Për liberalizim të vizave janë bërë hapa të mëdhenj”.
Ai ka folur edhe për fundin e misionit të EULEX-it, për të cilin ka thënë se tani do të ketë vetëm mision këshillëdhënës.
“Misioni EULEX e përfundon mandatin me 14 qershor. Më ata nuk do të kenë gjyqtarë në sistemin tonë, edhe tani janë shumë pak”.
“Do të kemi vetëm një mekanizëm këshillëdhënës, mbikëqyrës, por vetëm aq. Do të ndihmojnë në këshilla, por edhe do të përpilojnë raporte”.
Tahiri ka shtuar se përkundër se kushtet në të cilat punojnë gjyqtarët nuk janë më të mirat të mundshme, vullneti politik ekziston.
“Nuk mund të presim mrekulli në këtë gjendjen çfare punojnë gjyqtarët, nuk janë kushtet edhe të mira. Por, është një moment tejet i mirë për të treguar gatishmërinë”.
“Por, shoh vullnet jashtëzakonisht të madh të gjyqësorit, prokurorëve, gjykatave dhe në gjithë sistemin e drejtësisë”.
Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër