Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka deklaruar se zhvillimet e fundit në Kuvend tregojnë se institucionet kanë hyrë në një fazë të përgatitjeve për zgjedhje.
Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se dita e djeshme ishte dinamike, por sipas tij, mbi të gjitha dëshmoi se vendimmarrja po ndikohet nga kalkulimet elektorale.
Sipas Tahirit, në Kryesinë e Kuvendit, qasja e grupit parlamentar të VV-së ishte e ngurtë, pasi, siç u shpreh ai, çdo iniciativë e opozitës po refuzohet, derisa theksoi se “era e zgjedhjeve po ndihet qartë”
“Në Kryesi, qasja e GP të VV-së ishte e ngurtë, pasi çdo iniciativë e opozitës po refuzohet. Rezoluta për vlerat e lirisë nuk u fut në rend dite si pikë e parë, qëndrim i pabesueshëm dhe dëshmi e standardeve të dyfishta. Kjo mungesë vullneti nuk është rastësi, por reflektim i kalkulimeve elektorale. Ndërkohë, proceset formale vazhdojnë: intervistimi për Gjykatën Kushtetuese përfundoi me 6 emra për seancë, ndërsa në Komisionin për Legjislacion u vendos që të martën të intervistohen 23 kandidatët për KGJK-në. Kur i sheh të gjitha bashkë, bllokadat, refuzimet dhe vonesat, është e qartë se fokusi nuk është më vendimmarrja, por pozicionimi politik. Era e zgjedhjeve po ndihet qartë”, ka shkruar Tahiri.
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...
Dita e Kushtetutës, Haxhiu: 9 prilli shënon ditën kur shteti...
Barça merr një lajm të mirë nga De Jongu
Qendra serbo-ruse merr mbi dy milionë euro nga buxheti i Ser...
Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë!