Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri, ka bërë të ditur se të hënën është takuar me Nait Hasanin, kryetar i Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.
Tahiri përmes një postimi në facebook ka shkruar se gjatë takimit është biseduar për agjendën legjislative dhe koordinimin në mes Qeverisë dhe Kuvendit në avancimin e reformave në legjislacion, transmeton arbresh.info.
“Në vazhdën e konsultimit Qeveri – Parlament, sot, prita në takim z. Nait Hasani, kryetarin e Komisionit Parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media. Në takim diskutuam për agjendën legjislative dhe koordinimin në mes Qeverisë dhe Kuvendit në avancimin e reformave në legjislacion. Në fokus u trajtua procesi i hartimit të Ligjit për Qeverinë, aspektet kyçe, siç janë, struktura dhe fushat e përgjegjësive. Po ashtu, folëm për zvogëlimin e numrit të ministrive, me qëllim të rritjes së efikasitetit dhe efektivitetit të Qeverisë”, ka shkruar ai.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë bërë dakord që të kenë qasje gjithëpërfshirëse në hartimin e Ligjit për Qeverinë.
“U dakorduam që në procesin e hartimit të Ligjit për Qeverinë të kemi qasje gjithëpërfshirëse dhe arritjen e konsensusit të gjerë politik për këtë Ligj me rëndësi për vendin. Njëkohësisht, u pajtuam që të zgjerojmë konsultimin me akterët të tjerë të shoqërisë civile dhe ekspertëve në mënyrë që të kemi transparencë të plotë përgjatë proceseve legjislative”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/

27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan