Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka treguar se dialogu teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel të vazhdojë në pjesën e dytë të janarit.
Ajo ka thënë për “Epokën e Re” se pas këtyre takimeve pritet të ndodhë edhe takimi i radhës ndërmjet dy kryeministrave. Tahiri nuk ka pranuar të flasë nëse Kosova do të kushtëzoj këtë proces.
Sa i përket aplikimit të Austrisë në ITU për kodin telefonik të Kosovës, ajo ka thënë se kodin e saj telefonik 383, Kosova do ta ketë në muajin mars. Sipas saj, Kosova dhe qytetarët e saj do të kenë përfitime të shumta./Arbresh.info
Kurti: Do të bisedojmë, takojmë e bashkëpunojmë me të gjitha...
Konjufca në tubimin e VV-së: Urime Qeveria Kurti 4
Vjosa Osmani: VV-ja s’ka asnjë arsye që ta refuzojë emrin ti...
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar