122 vota është përpara kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Faton Peci, ndaj atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahirit, në garën e tyre për të parin e Mitrovicës së Jugut në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur në mbledhjen e sotme të këtij institucioni se në balotazh shkojnë Peci dhe Tahiri për Komunën e Mitrovicës së Jugut.
“Kështu që në raundin e dytë shkon Faton Peci me 15 mijë e 830 vota dhe Arian Tahiri me 15 mijë e 708 vota”, tha Radoniqi.
Përveç kandidatëve të lartpërmendur, për kryetar të Mitrovicës së Jugut kanë garuar edhe Gëzim Plakolli, i cili mori 3,71% të votave, dhe Qazim Nimani me 0,77%.
Peci në përqindje mori 47,94% të votave, ndërsa Arian Tahiri mori 47,57%.
Osmani: Deputetët e LVV-së që kanë shpifur ndaj meje do t’i ...
Lansohet Platforma Këshilluese e Grave për dialogun Kosovë–S...
Parashikimi i motit për ditën e Kurban Bajramit
Qeveria në detyrë ndan 2 milionë euro për fluturimet e mërga...
Gjendet pa shenja jete një grua 60-vjeçare në Ferizaj
Marca me artikull të veçantë: Muriqi nuk është “Pirati”, ai ...