Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, si pjesë e delegacionit të Kuvendit të Kosovës në Këshillin e Evropës, ka folur për rrugëtimin e Kosovës për t’u bërë pjesë këtij institucioni evropian, por edhe për çështjen e pronës së Manastirit të Deçanit.
Tahiri e vlerësoi si të rëndësishëm konsensusin brenda grupimeve politike të IPP-së, të socialdemokratëve, të liberalëve, për të mbështetur me votë anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Tahiri vuri në dukje angazhimin e delegacionit të Kuvendit të Kosovës, për t’i bindur grupimet politike për anëtarësimin e Kosovës në KiE.
“Raportet tashmë janë të përgatitura dhe baza e raporteve është pozitive. Kanë qenë tri tema që janë diskutuar, ligj për shpronësimet, çështja e Asociacionit dhe çështja e Manastirit të Deçanit”, ka theksuar Tahiri për rtk-në.
Ai u shpreh i bindur se asnjëra nga këto tema nuk do ta pengojnë anëtarësimin e Kosovës në KiE.
Osmani bashkëbisedon me hasjanët
Zelensky konfirmon njoftimin e ShBA-së për armëpushim dhe sh...
Digjet një lokal në Radhimë të Shqipërisë, zjarrfikëset dhe ...
Përfundon protesta 90-minutëshe e opozitës në Shqipëri
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...