Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka reaguar pas arratisjes së Enver Sekiraqës, të dënuarin me 25 vjet për nxitje të vrasjes së policit Triumf Riza.
Ai me anë të një postimi në Facebook, është shprehur se arratisja e Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë, shkruan Arbresh.info.
“Niveli i sundimit të ligjit dhe siguria e qytetarëve të Kosovës është në nivelin më të ulët. “Të fortët” që sfidojnë ligjin çdo herë e më shumë po inkurajohen nga qeveria e paaftë që ka dështuar për të fuqizuar luftën kundër krimit. Arratisja e Enver Sekiraqës është dështimi i radhës i institucioneve të drejtësisë dhe për këtë duhet dhënë llogari.”, shkroi ai.
Sipas tij kjo është një arsye më shumë përse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme.
“Kjo gjendje është një arsye më shumë përse vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme. Gjendje e tillë alarmante është edhe në sektorët e tjerë, prandaj shpërndarja e Kuvendit dhe zgjedhjet e reja tanimë janë të domosdoshme.”, përfundoi ai.
Ndryshe, dje Policia e Kosovës ka njoftuar se Enver Sekiraqa është arratisur pas masës së sigurisë, ku Apeli dy ditë më parë vendosi që të njëjtin ta kthejë në paraburgim.
Në një përgjigje për Arbresh.info, policia tha se pas pranimit të aktvendimit të Apelit për ndryshimin e masës së sigurisë, Enver Sekiraqës i është dërguar ftesa, mirëpo nuk është hasur në vendbanimin e tij./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kushtetuesja rrezikon të mbetet pa kuorum, vetëm 7 gjyqtarë ...
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...