Shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se sonte u tentua të kontrabandohej një ligj dhe se ngjarja e sotme shpërfaqi një qasje të paparë ndonjëherë në historinë demokratike të Kosovës.
Tahiri pohoi se partia e tij nuk ka votë për Vjosa Osmanin si presidente dhe tha se nuk do të bëjnë kuorumin.
“Ishte një moment i mirë që ky ligj i cili fatkeqësisht u tentua të kontrabandohet dhe shpërfaqi një kulturë dhe një qasje të paparë ndonjëherë në historinë demokratike të Kosovës u bë shumë mirë që nuk kaloi. AAK edhe në diskutimin në komisionin e Legjislacionit, mirëpo edhe në diskutimin në Kuvend kërkon që për tema të cilat lidhen drejtpërdrejtë me reformën zgjedhore, për tema të cilat i prekin drejtpërdrejtë partitë politike, qytetarët e Kosovës të ketë një konsultim paraprak dhe si e tillë e kundërshtojë”, tha Tahiri.
Ai, u shpreh se nuk votojnë dhe nuk marrin pjesë në seancën ku do të votohet për Vjosa Osmanin si presidente.
“Sa i përket votimit të presidentes, ne e kemi të qartë, ne e kemi pasur dhe e kemi kandidatin tonë Ramush Haradinaj, që mendojmë se është kandidati më i drejtë, kandidati më i dëshmuar, kandidati i cili ka dhënë argumente si gjatë luftës edhe pas luftës se është një lider udhëheqës, unifikues. Nuk votojmë, nuk marrim pjesë, nuk bëjmë kuorum sa i përket zgjedhjes së presidentes”, tha ai./arbresh.info/
Gjendet i vrarë në parcelën e një toke 25-vjeçari shqiptar n...
Gjiganti anglez me ofertë prej 100 milionë eurosh për Rafael...
NASA synon të nisë një ekip drejt Hënës në muajin mars
“Time Out”: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur tur...
Dita e Gjuhës Amtare, Begaj: Ta ruajmë dhe ta flasim bukur s...
Koloneli amerikan Wojcik: Tërheqja e papritur e trupave amer...