Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka reaguar lidhur me vendosjen e një tabele sinjalizuese në Murinë, e cila paraqiste qytetin e Pejës si vend të Serbisë.
Në reagimin e MPJD-së thuhet se përmbajtja e saj është e papranueshme dhe në kundërshtim me frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit ndërshtetëror, transmeton Arbresh.info.
MPJD ka bërë të ditur se përmes Ambasadës së Kosovës në Podgoricë, janë angazhuar autoritetet malazeze për heqjen e tabelës.
Reagimi i plotë:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës ka ndjekur me shqetësim rastin e vendosjes së një tabele sinjalizuese në Murinë, me mbishkrimin “Peć Srb”, me përmbajtje të papranueshme dhe në kundërshtim me frymën e fqinjësisë së mirë dhe respektit ndërshtetëror.
Menjëherë pas pranimit të informacioneve për këtë rast, MPJD, përmes Ambasadës së Republikës së Kosovës në Podgoricë, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për adresimin e kësaj çështje me institucionet kompetente të Malit të Zi.
MPJD njofton opinionin publik se pas këtij angazhimi institucional, tabela në fjalë është hequr.
Ministria mirëpret këtë veprim nga autoritetet malazeze dhe e konsideron atë si një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe respektimit të plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.
Me këtë rast, MPJD falënderon aktivistët dhe banorët e zonës për angazhimin dhe reagimin e tyre qytetar në sensibilizimin e opinionit publik dhe në mbrojtje të vlerave të përbashkëta demokratike dhe ndërfqinjësore.
Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për ndërtimin dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Malin e Zi, në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, fqinjësisë së mirë dhe vlerave evropiane./Arbresh.info
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit