Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadori Tomas Szunyog ka folur për Raportin për Kosovën nga Komisioni Evropian.
Sipas tij raporti është reflektim dhe reagim i Bashkimit Evropian ndaj situatës politike.
Szunyog ka thënë se fatkeqësisht bota është në kohë sfiduese për shkak të luftës në Ukrainë, e pastaj edhe lufta në Gaza dhe situatës së rëndë gjeopolitike dhe sipas tij zgjerimi është një prej veglave kryesore ë BE-së, për t’u përballur me këtë mjedis sfidues.
“Fatkeqësisht jetojmë në një periudhë ku kemi luftë. Në Evropë agresioni rus ndaj Ukrainës, por kemi edhe një konflikt serioz në Gazë. Po ashtu kemi edhe një garë të rritur midis fuqive më të mëdha dhe kjo reflektohet edhe në këtë paktë zgjerimi. Bashkimi Evropian përçon një sinjal të qartë që Bashkimi Evroiian që tërsisht dëshiron të jetë union politik, gjeopolitik. Një fuqi e cila mund të zgjerojë zonën e stabilitetit, prosperitetit, paqes edhe drejt rajoneve që janë drejtpërdrejtë fqinj të BE-së, që janë Ballkani Perëndimor, por edhe Evropa Lindore”, theksoi ai në një intervistë për RTK-në./Arbresh.info/
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim
Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut: Ra në krye të dety...
Ambasadori britanik: Rexhep Qosja, figurë e madhe e historis...
ShBA më serioz së kurrë, 200 avionë luftarake dhe mbi 15 mij...
Oficeri i FSK-së kryen me sukses trajnimin e këmbësorisë, vl...
Rama takon Whitakerin: Prioritet i përbashkët, forcimi i mar...