Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i është bashkuar thirrjeve mbështetëse ndaj gazetarit Valon Syla për sulmin që iu bë mbrëmë.
Szunyog ka thënë se “Liria e Shprehjes është vlerë themelore e BE-së”, si dhe i ka uruar shërim të shpejtë Sylës duke kërkuar identifikimin e sulmuesve.
“I dëshiroj shërim të shpejtë Sylës.
Sulmuesit duhet të identifikohen dhe të dënohen.”, ka shkruar ndër të tjera ambasadori në rrjetin social Twitter.
Tutje, ai ka thënë se BE-ja mbështet profesionalizmin dhe pluralizmin e mediave në Kosovë.
“Bashkimi Evropian do të vazhdojë mbështetjen e zhvillimit profesional dhe pluralizmin e mediave”, përfundoi ai./Arbresh.info
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...
Sonte “Nata e Zjarreve” në Prekaz
Kapen mbi 5 kilogramë marihuanë dhe një armë zjarri në Vusht...
Maqedonci: Shpresojmë që deri në fund të vitit të prodhojmë ...