Organizata ‘Syri i popullit’ që muaj më parë kishte marrë përgjegjësinë për plagosjen e avokatit Azem Vllasi përmes një komunikate për media kanë bërë thirrje për të votuar Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas “Syrit të Popullit”, shtabi operativ i kësaj organizate ka analizuar situatën e krijuar në Kosovë me rënien e qeverisë së Kosovës, duke konstatuar se ka qenë qeveria më e korruptuar, më antikombëtare dhe proserbe e periudhës së pasluftës në Kosovë.
“Për dështimet e qeverisë së Kosovës dhe rrotullimin e saj buzë greminës është e përgjegjshme edhe LDK, edhe PDK; – për varfërimin e popullit, vetëvrasjen e ushtarëve të UÇK-së, Zajednicën, demarkacionin etj. është e përgjegjshme po ashtu edhe PDK, edhe LDK”, (sic) thuhet në komunikatën e kësaj organizate.
“Populli është i katandisur përgjatë qeverisjes së Kosovës nga ky koalicion i turpit si mos më keq.
Prandaj i bëjmë thirrje masave të gjëra të popullit të votojnë të vetmen forcë politike e aftë të nxjerre Kosovën nga balta e së keqes: Lëvizja Vetëvendosje!”, përfundohet në komunikatën e “Syrit të Popullit”.
Pacolli: Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po jetësohet, gat...
Gjersa u del në krah kriminelëve të dëbuar nga Mali i Zi, Vu...
Protesta për Zvërnecin hyn në ditën e pestë,qytetarët vijojn...
Vendos Komuna e Prishtinës, zgjerohet linja 15
Kusari-Lila: Fuqizimi ekonomik i grave është investim në zhv...
Garda Revolucionare kërkon tërheqjen e Izraelit nga Libani j...