Gazetari Valon Syla, ka thënë se në zgjedhjet lokale, Partia Demokratike e Kosovës, ka pësuar goditje.
Në Analiza Lokale për balotazhin e së dielës, Syla ka deklaruar se çështja ishte tek koalicionet pasi të gjithë tentonin largimin e Partisë Demokratike të Kosovës, ngjashëm sikurse në kohën e koalicionit të vitit 2014, njofton Klan Kosova.
”Këto zgjedhje e kanë reflektuar atë polarizimin nga viti 2014. Që vjen si një trashëgimi e VLAN-it nëse mund të themi”.
”Nëse shikojmë si kanë shkuar koalicionet, me marrëveshje apo jo, shohim se të gjithë ishin kundër PDK-së. Goditjen më të madhe e morën nga Nisma dhe AKR-ja”.
”Kjo është edhe pasojë e PDK-së e cila me çdo kusht ka tentuar të mbetet në Qeveri”.
”AAK është një fitues taktik i këtyre zgjedhjeve, e cila nga tre komuna, ka fituar shtatë. Duke qenë se është parti që udhëhiqet nga dy vëllezër, është një rikthim. Nisma është nismë e terrenit por më e dobësuar në Drenicë”.
”Vetëvendosje riktheu Prishtinën, sepse Kamenciën ishte e dijshme që do ta fitonte”.
Syla tutje ka deklaruar se fitues i zgjedhjeve lokale mund të jetë Lidhja Demokratike por që pa komunat e mëdha cilësohet jo fitore e shijuar, njofton Klan Kosova.
”Fituesi më i madh mund të themi që është LDK por, një LDK pa Prishtinën dhe komunat më të mëdha, është fitore e zbehtë”.
”Tash gjithcka varet në tavolinë. Kanë mbetur ende pa u publikuar rezultate të tjera. E në varet prej disa ankesave të cilat mund të çojnë në ndonjë eleminim të ndonjë kutie pritet të shihet”.
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ankandi i Titanik/ Jeleku i shpëtimit i anijes ‘fatkeqe’ shi...
Anijet turistike zvicerane dhe gjermane largohen nga Ngushti...
Netanyahu: Situata me Iranin nuk ka përfunduar
Muriqi për humbjen nga Turqia: Ëndrra ime u shua për 90 minu...
Rruga “Dardania” në Fushë Kosovë ende larg përfu...