U.D i ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, z. Xhelal Sveçla, i shoqëruar nga zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, z. Enver Dugolli dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Rashit Qalaj, vizituan sot Qendrën e Studentëve, e cila po shërben si karantinë për qytetarët që kthehen nga vendet e BE-së. Aty u pritën nga zëvendësministri i Ministrisë së Shëndetësisë, z. Izet Sadiku.
Gjatë vizitës Sveçla zhvilloi biseda të ndara me personelin shëndetësor, zyrtarët policor që po e menaxhojnë këtë qendër dhe me disa qytetarë që po qëndrojnë në karantinë, transmeton arbresh.info
Gjatë bisedës me qytetarët u.d i Ministrit të MPBAP-së, z. Xhelal Sveçla, u bëri me dije masat që ka marrë Qeveria e Kosovës dhe kërkoi mbështetjen e qytetarëve që t`i mirëkuptojnë dhe respektojnë këto vendime duke qëndruar në karantinë. Ai tha se vetëm një bashkëpunim i mirë mes institucioneve dhe qytetarëve do të ndihmojnë në tejkalimin e situatës pandemike në Kosovë.
“Natyrisht që ne jemi të vetëdijshëm që qëndrimi në karantinë në raste të tilla nuk janë të dëshirueshme, por janë të domosdoshme, për ruajtjen e jetës dhe shëndetit tuaj dhe familjeve tuaja, për mos përhapjen e virusit në shoqëri”, theksoi Sveçla.
Po ashtu z. Sveçla u kërkoi qytetarëve që të kenë mirëkuptim për masat që janë të dedikuara vetëm për ruajtjen e shëndetit të tyre, të afërmeve dhe shëndetit të përgjithshëm publik. Ai tha se institucionet e vendit janë duke bërë përpjekje maksimale që të menaxhojnë sa më mirë këtë situatë./arbresh.info/

Harroni 10,000 hapat? Studimi i ri sjell metodë më efikase t...
Konjufca: Forcimi i bujqësisë mbetet prioritet i Qeverisë Ku...
Florentino Perez konfirmon tri afrime dhe paralajmëron “Gala...
Hezbollahu refuzon armëpushimin e ri të dakorduar nga Izrael...
Njësia B2 e TC Kosova B rikthehet në operim pas përfundimit ...
Basha: Po ndërtojmë edhe një urë të re mbi lumin Ibër