Gjatë ditëve të fundit, vendi ynë është ballafaquar me vërshime në disa komuna, ka njoftuar ministri në detyrë i Brendshëm, Xhelal Sveçla.
Ai tha se Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave (AME) është mobilizuar me kapacitetet e saj maksimale për të menaxhuar situatën sa më shpejt dhe sa më lehtë.
Postimi i plotë:
Gjatë ditëve të fundit, vendi ynë është ballafaquar me vërshime në disa komuna. Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave është mobilizuar me kapacitetet e saj maksimale për ta tejkaluar këtë situatë sa më shpejt dhe sa më lehtë.
Përveç vërshimeve, zjarrfikësit janë ballafaquar edhe me zjarre të përmasave të ndryshme. Një ndër to ishte edhe zjarri në fabrikën e dyshekëve në Gjakovë. Falë angazhimit të zjarrfikësve nga gjashtë komuna shtesë, përveç atyre të Gjakovës, si dhe përkushtimit dhe angazhimit të tyre vetëmohues, zjarri u lokalizua. Tashmë mbetet që ekipet profesionale të AME-së të përcaktojnë saktë shkakun e këtij zjarri, i cili shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale.
Shfrytëzoj rastin të falënderoj secilin pjesëtar të AME-së, secilin zjarrfikës dhe anëtar të ekipeve të kërkim-shpëtimit, secilin pjesëtar të FSK-së, institucionet lokale, si dhe secilin qytetar për angazhimin dhe solidaritetin e treguar këto ditë, në ndihmë të të prekurve dhe në minimizimin e dëmeve nga këto fatkeqësi./Arbresh.info
IKD padit Ministrinë e Shëndetësisë, kërkon shfuqizimin e ta...
FIFA ka besim të plotë te Meksika për organizimin e Kupës së...
Prattipati shkon për takim te Osmani, nuk pranon të deklaroh...
Raporti i EBRD: Kosova ndër vendet më të goditura nga tarifa...
Raporti rajonal: Kosova vendi më i sigurt për të jetuar në B...
Cristiano Ronaldo bëhet aksionar i Almerias, blen 25% të klu...