Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla gjatë qëndrimit të tij në Republikën e Turqisë është takuar me ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.
Gjatë këtij takimi ministri Sveçla ka falënderuar ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë për vendin tonë, si dhe për mundësitë e shumta për bashkëpunim mes institucioneve, përcjell Arbresh.info.
Githashtu ministrat diskutuan edhe për situatën e sigurisë dhe sfidat me të cilat po përballen të dy vendet.
Në këtë takim, ministri Sveçla ka potencuar gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të garantuar rend dhe siguri, si dhe rëndësinë për përkrahjen e partnerëve tanë në këtë aspekt./Arbresh.info/

Carvajal, drejt fundit të karrierës te Real Madridi
Aksion i madh kundër korrupsionit në Prishtinë, Fushë Kosovë...
Raphinha rikthehet para El Clasicos dhe mund ta vendos titul...
Glam dhe pink, kombinimi perfekt nga Kida
Zgjedhjet lokale, Britania e Madhe voton sot
Kina, fituesja e madhe ekonomike nga lufta SHBA-Iran në Lind...