Në mungesë të prokurorit të shtetit, ka dështuar të mbahet seanca të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku ministri në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me deputetët e Vetëvendosjes, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, si dhe deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Drita Millaku, erdhën në gjykatë në temperatura të larta, si të akuzuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës në mars të 2018-ës.
Gjykatësi i rastit, Sabit Sadikaj tha se të gjitha palët e ftuara janë prezent në seancë, por mungon prokurori i shtetit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Meqenëse prokurori mungoi pa arsye, tha se do të njoftohet Kryeprokurori.
Pas seancës që zgjati pak minuta, ish-ministri Xhelal Sveçla u pyet lidhur me temperaturat e larta në Pallatin e Drejtësisë.
“Temperaturat e larta në Pallatin e Drejtësisë, është kompetencë e Punëve të Brendshme…”, pyeti gazetari.
“Nuk është kompetencë e jona”, u përgjigj shkurt Sveçla.
Megjithatë, sipas të dhënave zyrtare, brenda Ministrisë së Punëve të Brendshme funksionon Departamenti për Standarde dhe Politika të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave Qeveritare – organ që, ndër të tjera, mbikëqyr edhe çështjet e mirëmbajtjes së objekteve shtetërore, përfshirë Pallatin e Drejtësisë.
Ndërkohë, brenda kësaj ndërtese ku gjatë verës temperatura arrin deri në 30 gradë qysh para orës 9:00 të mëngjesit, sot ishte paraparë të mbahej një seancë gjyqësore ndaj Sveçlës, Pacolli-Dalipit, Zybës dhe Millakut për gazin lotsjellës.
Gjykata Themelore në Prishtinë më 6 qershor 2024 ka konfirmuar aktakuzën ndaj Ministrit i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe tre deputetët Drita Millaku, Salih Zyba dhe Fitore Pacolli-Dalipi, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend në mars të 2018-ës. Kurse, vendimin e Themelores e vërtetoi më pas Gjykata e Apelit.
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...