Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti sot në takim njoftues ambasadoren e re të Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Në këtë takim Sveçla e uroi ambasadoren Boven për detyrën e re duke e falënderuar kështu edhe për mbështetjen e vazhdueshme që ka ofruar Holanda për Republikën e Kosovës, përcjell Arbresh.info
Ai e njoftoj ambasadoren Boven për prioritetet tona në sundimin e rendit dhe ligjit si dhe për rezultatet e punës së institucioneve tona në luftën ndaj çdo ilegaliteti që cenon sigurinë e vendit tonë dhe qytetarëve tanë.
Duke vlerësuar lartë raportet tona ndërshtetërore, Sveçla vlerësoi mbështetjen që ka ofruar Holanda për Ministrinë e Punëve të Brendshme në kuadër të projekteve të ndryshme dhe në kuadër të kësaj edhe ambasadorja Boven rikonfirmoj vazhdimësinë e kësaj mbështetjeje./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...