Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim një delegacion nga policia e i Iowa-s, SHBA, me të cilët diskutoi për raportet e shkëlqyera në mes të dy vendeve, me theks të veçantë në fushën e sigurisë dhe kontributin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në konsolidimin dhe forcimin e institucioneve tona.
Fillimisht Sveçla i uroi mirëseardhje delegacionit të Iowa-s në Kosovë, siç e quajti ai në shtëpinë e tyre të dytë dhe i falënderoi për bashkëpunimin në mes të dy vendeve tona, transmeton Arbresh.info.
Gjatë takimit, u vlerësuan marrëdhëniet e ngushta dhe bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe atyre të Iowa-s, të cilat kanë reflektuar në ngritjen e kapaciteteve profesionale të tyre.

Ministri Sveçla theksoi rëndësinë e thellimit të këtyre marrëdhënieve dhe bashkëpunimit në fushën e sigurisë, duke vënë në pah iniciativat e përbashkëta për shkëmbimin e përvojave dhe mbështetjen në ndërtimin e kapaciteteve të institucioneve të rendit në Kosovë.
“Delegacioni i Iowa-s falënderoi për mikpritjen dhe shprehu vlerësimin maksimal për profesionalizmin e Policisë së Kosovës të cilin e kanë parë për së afërmi gjatë kësaj vizite në Kosovë. Në emër të delegacionit z. Dennis McDaniel – Shef i Departamentit të Policisë së Johnston shprehu gatishmërinë për të forcuar më tej lidhjet dhe bashkëpunimin me institucionet e Kosovës, veçanërisht me Policinë e Kosovës. Ky takim tregon rëndësinë e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve strategjike ndërmjet Kosovës dhe Iowa-s në fushën e sigurisë dhe rendit publik, me qëllim të ngritjes së kapaciteteve profesionale të institucioneve tona për të krijuar ambient të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët tanë”, thuhet në njoftim./Arbresh.info


Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...