Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përkujtuar policin Triumf Rizën në 17-vjetorin e vrasjes së tij.
Sveçla ka thënë se 17 vjet më parë, në qendër të Prishtinës, Riza u qëllua me breshëri plumbash nga grupet kriminale të asaj kohe.
Ministri ka theksuar se drejtësia për këtë rast ende nuk është arritur plotësisht, dhe kjo është një detyrë për të gjithë për të punuar pa u ndalur për të siguruar që drejtësia të vendoset.
Ndryshe, Triumf Riza u vra më 30 gusht të vitit 2007, vrasje për të cilën Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burgim, ndërsa Enver Sekiraqa ishte dënuar me 37 vjet burgim.
Ndërsa, së fundi, lidhur me rastin e vrasjes së Triumf Rizës, më 16 korrik 2023 është arrestuar edhe i dyshuari Ilir Avdullahu, i cili gjendet në paraburgim./Arbresh.info
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...